Konkurs i Fotografive

Përtej Barrierave – Konkurs i Fotografive

2011 është Viti Evropian i Vullnetarizmit. Shumë ngjarje, ekspozita, demonstrata në kohë reale dhe aktivitete të tjera do të ndodhin në të gjithë Evropën gjatë këtij viti.
Prandaj organizata: Përtej Barrierave, ka nisur një konkurs të fotografish me temën «Vullnetarizmi» që do të zgjasë deri në fund të nëntorit. Çdo muaj një komision i vullnetarëve do të zgjedhë «Fotografinë e muajit», i cili do të publikohet në buletin, në faqen e internetit dhe do të paraqitet në një ekspozitë përfundimtare.

Si mund të merrni pjesë?

Nëse ju jeni në mes të moshës 15 dhe 30 vjeç dhe që jetoni në Shqipëri, mund ta dërgoni foton tuaj (max. 2 muaj) në formatin JPEG në adresën e mëposhtme mail: adeline.charnet @ beyondbarriers.org. Përfshirë, datën dhe vendin ku është shkrepur fotografia bashke me një përshkrim të shkurtër rreth saj. Të gjitha fotografitë që do të dërgohen,do të përdoren për BBA dhe ne do të kemi të drejtën e autorit dhe për ti përdorur ato për materiale të tjera, gjithashtu duke shtuar emrin e personit i cili bëri foton.