Mbyllet projekti “Swapping Cultures-Erasing Borders” me takimin vlerësues mes partnerëve
- Details
Në datat 10-13 Janar 2019, katër përfaqësues nga organizata Pertej Barrierave, Ariola, Mateo, Xhoni dhe koordinatorja e BBA, Antonela Tomço, morën pjesë në takimin vlerësues të projektit “Swapping Culture Erasing Borders”, projekt i Pertej Barrierave (Shqipëri), i financuar nga RYCO - Regional Youth Cooperation Office. Takimi vlerësues u mbajt në Prishtinë, Kosovë*. Gjithashtu pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin dhe përfaqësues të organizatave partnere të projektit, si “Better Life in Kosovo”, (Kosovë*), “Association for Progress and Education and Lobbying”, (Maqedoni) dhe Udruzenje Svetlost (Serbi). Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ndarja e ekperiencave dhe praktikave mes përfaqësuesve të organizatës dhe lidërve rinor, me tematikë kryesore dialogu ndërkulturor në nivel lokal dhe rajonal. Gjatë këtj aktiviteti, liderat rinor bënë një prezantim të punës së tyre në nivel lokal, në kuadër të projektiti “Swapping Culture Erasing Borders”. Në këtë takim u nxorrën vlerësime rreth ndikimit të projektit në nivel personal, profesional dhe organizativ. U diskutua për sfidat dhe vështirësitë gjatë implementimit të projektiti, si dhe u nxorrën disa rekomandime mbi projektin për RYCO-n, organizatat dhe stakeholder-at (media, prindërit, institucionet). Në fund të takimit, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe krijuan ide-projektet e tyre për bashkëpunime të ardhshme.
Forumi i 2-të Rajonal për Sipërmarrjen Rinore
- Details
Forumi i 2-të Rajonal për Sipërmarrjen e të Rinore u zhvillua në Shqipëri nga 19 deri më 21 Nëntor 2018 në Hotelin Albanian Star në Durrës, Shqipëri. Qëllimi kryesor i Forumit ishte prezantimi i dy Raporteve Rajonale: “Zhvillimi dhe Promovimi i Mësimit Sipërmarrës Gjithëpërfshirës” dhe “Mjedisi i Mundshëm për Sipërmarrjen e Rinisë” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, elaborimin e rekomandimeve për politika për përmirësimin e këtyre zonave me inpute dhe kontributin e 75 përfaqësuesve të cilët ishin pjesë e ngjarjes. Raportet u krijuan si produkt i dialogut konstruktiv midis të gjithë aktorëve relevantë në terren në kuadër të Forumeve Kombëtare të Punësimit të të Rinjve, të cilat u mbajtën në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshirë në projekt, përkatësisht Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.
Gjithashtu, ky forum synonte të forconte bashkëpunimin e institucioneve relevante publike dhe organizatave të shoqërisë civile në rajon duke krijuar një platformë dialogu dhe angazhim të përbashkët për të përmirësuar dialogun e politikave dhe krijimin e politikave për sipërmarrjen, me qëllim që t’u ofrojë të rinjve tanë në rajon një mjedis më përfshirës, mbështetës dhe lehtësues.
Gjatë hapjes së evenimentit, mysafirët u prezantuan edhe me shërbimin me një ndalesë që do të lansohet në dhjetor, platformën digjitale WEB4JOBS për punësim dhe mobilitet në rajon. Platforma është një produkt unik, i cili për herë të parë paraqet kërkimin për punë, trajnimin, punësimin, arsimin dhe shërbimet e mobilitetit në një vend dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Hapja e forumit u trajtua nga një panel prej 5 folësish. Znj. Ana Mullanji, Drejtoresha Ekzekutive e Përtej Barrierave, përveç përshëndetjes së të pranishmëve, tha se sipërmarrja rinore është një hap thelbësor për të krijuar mundësi për të rinjtë në rajonin tonë dhe theksoi se qeveritë, sektori privat, organizatat jofitimprurëse, media dhe organizata të tjera duhet që të bashkëpunojnë fuqishëm për të fuqizuar të rinjtë.
Punesimi i te rinjve- Sfidat kryesore politike ne Ballkanin Perendimor
- Details
Ky dokument (Policy Paper) është hartuar në kuadër të projektit WeB4YES - Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve, të mbështetura në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Civil dhe Programit të Medias 2016-2017 Konsolidimi i Rrjeteve Rajonale Tematike të Organizatave të Shoqërisë Civile nga Komisioni Evropian. Projekti përfaqëson një iniciativë në shkallë rajonale të projektuar për të ofruar qasje inovative dhe t’u ofrojë të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor mundësi për zgjerimin e mundësisë së punësimit dhe punësim. Koordinatori i projektit është Belgrade Open School dhe partnerët në këtë projekt janë Association for Democratic Prosperity – Zid (Mal i Zi), NGO Lens (Kosovë*), Beyond Barriers Association (Shqiqëri), Institute for Youth Development KULT (Bosnjë dhe Hercegovinë), National Youth Council of Macedonia (Maqedoni) dhe Olof Palme International Center (Suedi).
Divided Past-Joint Future
- Details
Divided Past-Joint Future eshte nje projekt i cili menaxhohet nga organizata Pertej Barrierave, si partner kombetar ne kete projekt. Objektivi i pergjithshem i ketij projekti eshte qe Shoqeria Civile te njihet nga qeverite si nje faktor i rendesishem shoqeror me kapacitet te forte per te zbatuar ndertimin e paqes dhe pajtimit ne rajon.
Ne kuader te projektit “Divided Past-Join Future” dhe fushates se dyte “Embaracing Damage” Pertej Barrierave ka organizuar disa workshope edhe session e informimi me teme kryesore “Paqen dhe pajtimin ne Ballkan” si dhe promovimin e studimit “Proces of Reconcilation in the Western Balkans and Turkey; A qualitative Study.”
Punësimi i të rinjve, një çështje rajonale
- Details
Forumi Rajonal mbi Punësimin e të Rinjve, pjesë e Web4YES
Si të mbështesim punësimin e të rinjve në mënyrë të qëndrueshme? Cilat të dhëna janë të përshtatshme për procesin e hartimit të politikave në fushën e punësimit dhe punësimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor? Si të rritet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile në këtë fushë? Këto dhe shumë pyetje të tjera u diskutuan në Forumin e parë Rajonal për Punësimin e të Rinjve të mbajtur në Shkup më 20 dhe 21 qershor 2018.