Banner_bithday 2_Banner 3_Banner_Hand

Prej Janarit 2018 Përtej Barrierave dhe patnerët nga Ballkani Perëndimor kanë lancuar projektin e ri të quajtur WeB4YES - Western Balkan Civil Society Organisations for Youth Employment Support. Ky projekt është mbështetur në kuadrin e Programit të Mediave dhe Shoqërisë Civile 2016 - 2017 Konsolidimi i Rrjeteve Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile nga Komisioni Evropian. Projekti WeB4YES do të zgjasë 36 muaj duke filluar nga Janari 2018.

Ky projekt përfaqëson një iniciativë rajonale të hartuar për të ofruar qasje inovative ndërsektoriale dhe për t'u ofruar të rinjve të papunë të rajonit të Ballkanit Perëndimor mundësi për zgjerimin e mundësive të punësimit dhe përmirësimin e aftësive për punë. Projekti është hartuar për të adresuar sfidat ekzistuese të bashkëpunimit të pamjaftueshëm midis aktorëve të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në Ballkanin Perëndimor në proceset e politikave dhe vendimmarrjen drejt procesit të reformës lidhur me papunësinë e të rinjve.

Ku janë aktualisht politikat e punësimit dhe sipërmarrjes?

Papunësia e të rinjve në 6 vendet e Ballkanin Perëndimor (BP6) mbetet shqetësuese, me normat e papunësisë së të rinjve që janë ndër më të lartat në botë. Ato variojnë nga 28.9% në Shqipëri, 34.9% në Serbi dhe 35.9% në Mal të Zi, në 48.2% në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 52.4% në Kosovë* dhe 54.3% në Bosnje dhe Herzegovinë. Prandaj, është me rëndësi të trajtohet kjo çështje përmes bashkëpunimit dhe dialogut të të gjitha palëve të interesuara. Nëpërmjet bashkëpunimit të autoriteteve publike, OSHC-ve dhe sektorit privat, rajoni do të bëjë përmirësime thelbësore në zhvillimin e ciklit të politikave në mënyrë që të zgjerohet aksesi i OShC-ve në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike, në mënyrë pjesëmarrëse dhe transparente.

Çfarë do të bëjë konsorciumi i WeB4YES për ta ndryshuar këtë?

  • Do lehtësojë krijimin e dialogut të strukturuar në nivel të BP6 ndërmjet aktorëve kryesorë nga rajoni për politikat e punësimit.
  • Do kontribuojë në zhvillimin e nismave rajonale dhe kombëtare të politikave për masat aktive të tregut të punës për rininë, nxitjen e punësimit të të rinjve, të mësuarit sipërmarrës dhe krijimin e mjedisit për sipërmarrjen rinore.
  • Do bëjë shkëmbimin e njohurive në ndjekjen e politikave dhe praktikave të mundshme për punësimin e të rinjve.
  • Ti nxisë dhe tu bejë të mundur i OShC-ve mundësitë për ndikuar në vendosjen e axhendës për politikën e punësimit të të rinjve.
  • Do Përmirësojë kapacitet e OShC-ve të BP6 për advokimin e masave të reja të politikave në punësimin e të rinjve dhe sipërmarrjen.
  • Do përkrahë nismat rajonale që nga rrënjët, për t'u angazhuar më tej në zhvillimin e shërbimeve lokale për qytetarët e rinj të papunë përmes skemës rajonale te sub-grantimit të përfshirë në projekt.
  • Do të ofrojë një platformë gjithëpërfshirëse rajonale të shërbimit elektronik për punësimin dhe mobilitetin e punës, me qëllim të rritjes së mobilitetit rajonal në BP6.

Ku duam të arrijmë?

Rajoni i BP ka nevojë për politika të hapura, bashkëpunuese dhe efektive të punësimit dhe sipërmarrjes, që synojnë të mundësojnë një shkallë më të lartë të punësimit midis të rinjve. Kjo do të ketë një ndikim afatgjatë në lëvizjen e njerëzve në rajon, duke lejuar rritjen e mobilitetit të punës dhe duke mundësuar kështu lidhjen e njerëzve dhe të tregut në rajon në përputhje me proceset e integrimit Evropian.

Projekti synon të fuqizojë aktorët e shoqërisë civile për të dhënë një kontribut të konsiderueshëm në adresimin e shumë çështjeve të punësimit dhe sipërmarrjes, nëpërmjet aktiviteteve të tyre të advokimit dhe mbikëqyrjes në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal dhe kështu të përqendrohet më shumë në nevojat e qytetarëve të rinj në hartimin e politikave. 

Koordinatori i projektit është organizata Shkolla e Hapur e Beogradit (Belgrade Open School) dhe partnerët në këtë projekt janë: Shoqata Përtej Barrierave (Tiranë, Shqipëri), Shoqata për Prosperitet Demokratik - ZID (Podgorica, Mali i Zi), Instituti për Zhvillimin e Rinisë KULT (Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë) OJQ Lens (Prishtinë, Kosovë*), Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (Shkup, IRJ e Maqedonisë) dhe Olof Palme International Center (Stokholm, Suedi).

Me shume mbi kete nisme do te gjeni ne http://www.web4yes.eu/

Kontaktet

Irena Topalli – Kordinatore e projektit për Shqipërinë

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. - This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. – 00355696082272

Rruga Don Bosko, Pallatet Edil Al, Kulla 4, Kati 8, Ap 52 Tirane-Shqiperi

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month