2_Banner AFJP8401 3_Banner_Hand

Këtu do të gjeni informacione të përditesuara mbi projektet aktive të organizatës tonë dhe  aktivitetet e ndryshme për sejcilin projekt. 

ROUTE WB6 quhet iniciativa më e re, ku Përtej Barrierave është tashmë partner implementues dhe do të punojë për tre vitet e ardhshme duke u fokusuar në tematikën e vullnetarizmit. Ky projekt tre vjeçar drejtohet nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor-RYCO me qendër në Tiranë, dhe do të implementohet nga rrjeti South East European Youth Network nga Bosnje Hercegovina, Youth Cultural Center Bitola nga Maqedonia e Veriut, Young Researchers of Serbia nga Serbia, Youth Communication Center Banja Luka nga Bosnje Hercegovina, ADP-ZID nga Mali  i Zi, OJQ Lens nga Kosova* dhe Përtej Barrierave nga Shqipëria. Projekti i cili menaxhohet nga Sekretariati i RYCO-s me bazë në Tiranë, financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë për një periudhë 3 vjeçare (2019-2021).

ROUTE WB6 është një projekt i cili synon të iniciojë dhe udhëheqë dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor drejt një zhvillimi demokratik dhe social-ekonomik, duke përdorur si një mjet të fuqishëm vullnetarizmin dhe shkëmbimet vullnetare rajonale. Nëpërmjet implementimit të këtij projekti, konsortiumi i partnerëve do të përdorë vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër si një mjet për të kontribuar në reduktimin e distancave sociale dhe etnike mes të rinjve të rajonit dhe gjithashtu të promovojë vlera Europiane që na drejtojnë tek pajtimi dhe bashkëjetesa në paqe, stabiliteti dhe prosperiteti në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfituesit e tij janë të rinjtë e Ballkanit, organizatat e shoqërise civile, organizata rinore, institucionet e ndryshme dhe shoqëria në tërësi nga gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtyre tre viteve projekti synon të përmbushë objektivat e mëposhtme:

  • Të fuqizojë kapacitetet e Shërbimeve Vullnetare Kombëtare nëBP6 për të advokuar për politikat e vullnetarizmit në nivel kombëtar e rajonal me qellim krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e vullnetarizmit si mjet efektiv që kontribuon në pajtim dhe lëvizjen e të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor
  • Të krijojë infrastrukturën për vullnetarizëm rajonal dhe shkëmbim vullnetarësh në BP duke kontribuar drejtëpërdrejtë në dialogun ndërkulturor, pajtimin dhe paqen në rajon
  •  Të mbështesë organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë e BP me qëllim që të facilitohet dialogu ndërkulturor, lëvizja e të rinjve dhe shkëmbimi ndërkufitar në rajon.

Pas takimeve të ndryshme me partnerë lokal dhe kombëtar, dhe kryerjes së një analize partneriteti strategjik, Pertëj Barrierave ka përcaktuar tashmë dhe aktorët institucional, rrjetet dhe organizatat partere të cilat do ti bëjë palë në implementimin e këtij projekti, duke nxitur gjithashtu ndërveprimin sektorial për realizimin e kësaj iniciative.

Si partnere në projektin ROUTE WB6, organizata Përtej Barrierave ka implementuar deri më tani 5 aktivitete të ndryshme në nivel kombëtar, si trajnime dhe sesione informuese në disa rrethe të vendit për të eksploruar konceptin e vullnetarizmit, vlerat dhe përfitimit e punës vullnetare,  kuadrin ligjor të tij në Shqipëri dhe se si të rinjtë mund të angazhohen në aktivitete vullnetare me një ndikim të drejtëpërdrejtë në planin personal por edhe në një plan më të gjerë në jetën e komunitetit lokal.

Më shumë përditësime mbi projektin do të gjeni në faqen tonë gjatë muajve në vijim, si dhe në faqen e RYCO-s https://www.rycowb.org/?p=6018 

-----------------------------

* Ky përcaktim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me UNSCR 1244 dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month