Banner_bithday 2_Banner 3_Banner_Hand

Aktoret jemi ne 0.2” eshte projekti me i ri i organizates Pertej Barrierave, i cili bashkefinancohet nga Ministria e Kultures dhe synon te promovoje artin dhe nxitjen e mendimit kritik permes nje teknike teatrale risi, te quajtur 'Teatri i te Shtypurit" . Kjo teknike e teatrit social ndikon ne edukimin e brezit te ri, mbi te drejtat e njeriut, perfshirjen sociale, dhe pjesemarrjen rinore nen nje emerues te perbashket sic eshte teatri.

Teatri i te shtypurit permban nje dimension perfshires pasi jane vete te rinjte qe zgjedhin tematiken qe i shqeteson, shkruaje skenarin, ndajne rolet dhe punojne per performance finale. Ajo qe e ben te ndryshem nga teknikat e tjera eshte perfshirja e audiences ne rolin e aktoreve gjate performances se dyte, perfshirje qe sugjeron zgjidhje, bashkepunim dhe reagim kundrejt fenomeneve negative, shtypjeve qe hasim ne jeten e perditshme.  Shoqata Pertej Barrierave ka akumuluar nje experience te larmishme ne edukimin e brezit te ri nepermjet kesaj teknike te teatri dhe ka tashme 10 vite qe punon me rrjete te ndryshme Evropiane ne fushen e teatrit te te shtypurit.

Pasi implementimit te ketij projekti gjate vitit 2017, dhe suksesit te arritur me 6 shkollat e mesme te Tiranes, kete here vendosem ta cojme teatrin e te shtypurit neper Shqiperi. Ndaj faza e dyte e quajtur "Aktoret jemi ne 0.2, do te jete kete here ne Maliq, Fushe Kruje, Gjirokaster dhe Tirane. 

 

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month