Banner_bithday 2_Banner 3_Banner_Hand

Në fillim të këtij muaji, prej dates 2-5 Shtator 2018, ka përfunduar "Trajnimi për liderat e rinisë në dialogun dhe mësimin ndërkulturor", pjesë e projektit "Swapping Culture- Erasing Borders ", financuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor - RYCO dhe implementuar nga organizata Përtej Barrierave në një bashkepunim prej 4 partnerësh që vijnë nga Ballkani Perëndimor.

Trajnimi u kushtua përgatitjes së 12 liderëve të rinj te ardhur nga partnerët e projektit: Udruženje Svetlost - Serbi, Shoqata për Progres, Edukim dhe Lobim - Maqedoni, Blink Kosova dhe Pertej Barrierave- Shqipëri që pasi kaluan 4 ditë së bashku në një mjedis mësimi, per tu kthyer prapa në realitetet e tyre lokale dhe të ndajnë këtë njohuri me të rinjtë lokalë.

Përmes 4 ditëve të trajnimit, duke përdorur metodat e edukimit joformal, bazuar në qasjen holistike dhe të udhëhequr nga trajnerët profesionistë, 12 liderët e rinj paten një shans për të përmirësuar aftësitë e tyre, për të fituar të reja dhe për të ndërtuar kompetencat e tyre për t'i praktikuar më vone ne nivel lokal. Fokusuar në mësimin ndërkulturor dhe në përmirësimin e kompetencave, duke eksploruar identitetin personal dhe identitetin kulturor, duke diskutuar nocionet e të mësuarit dhe dialogut ndërkulturor të diversitetit kulturor, si dhe duke mësuar dhe përmirësuar aftesite udheheqese 12 liderat  e rinj po përgatiten të përkthejnë këto aftësi në praktikë.

Dy metodat specifike të prezantuara në këtë trajnim ishin: "Shkëmbimi i kulturave" dhe "Teatri i të shtypurve"  qe nuk u testuan vetëm nga liderët qe ishin pjesemarres, por gjithashtu ata do te kene mundësinë t’i përshtatin dhe t'i përdorin më mirë ato në nivel lokal. Nga rezultatet e vlerësimit të trajnimit, të dy metodat rezultuan shumë të dobishme dhe sollën shumë kuriozitet mes liderave të cilët gjithashtu shprehën gatishmërinë e tyre për t'i përdorur ato në nivel lokal.

Liderat tanë janë kthyer tani në shtëpi dhe me mbështetjen e organizatave janë duke përgatitur aktivitetet lokale. 3 udhëheqës për organizatat partnere do të duhet të realizojnë aktivitete lokale 1 ditore bazuar në temat e trajnimit, duke pasur kështu një mundësi për të praktikuar mësimin e tyre dhe për të ndarë këtë njohuri me të paktën 30 të rinj në çdo vend. Së shpejti do të publikojmë këto aktivitete lokale dhe ndikimin që do të kenë midis të rinjve lokalë.

Në të njëjtën kohë liderat e rinj do të jenë në gjendje të udhëheqin ekipet e tyre lokale në aktivitetin e ardhshëm ndërkombëtar, një shkëmbim rinor që do të organizohet në Shqipëri në muajin Tetor 2018.

Si një partner kryesor i këtij projekti ne jemi shumë të interesuar për të parë ngjarjet lokale që do te ndodhin dhe për të marrë reagime nga vetë liderat rinore. Së shpejti do të fillojmë t'ju përditësojmë ndërsa aktivitetet fillojnë implementimin e tyre.

Ju urojme fat 12 liderave dhe duke pritur për t'i parë ata në veprim, pasi tani ata me krenari mund të quhen "Gjenerata e parë e të rinjve RYCO të rajonit"!

 

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month