Banner_bithday 2_Banner 3_Banner_Hand

Në datat 10-13 Janar 2019, katër përfaqësues nga organizata Pertej Barrierave, Ariola, Mateo, Xhoni dhe koordinatorja e BBA, Antonela Tomço, morën pjesë në takimin vlerësues të projektit “Swapping Culture Erasing Borders”, projekt i Pertej Barrierave (Shqipëri), i financuar nga RYCO - Regional Youth Cooperation Office. Takimi vlerësues u mbajt në Prishtinë, Kosovë*. Gjithashtu pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin dhe përfaqësues të organizatave partnere të projektit, si “Better Life in Kosovo”, (Kosovë*), “Association for Progress and Education and Lobbying”, (Maqedoni) dhe Udruzenje Svetlost (Serbi). Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ndarja e ekperiencave dhe praktikave mes përfaqësuesve të organizatës dhe lidërve rinor, me tematikë kryesore dialogu ndërkulturor në nivel lokal dhe rajonal. Gjatë këtj aktiviteti, liderat rinor bënë një prezantim të punës së tyre në nivel lokal, në kuadër të projektiti “Swapping Culture Erasing Borders”. Në këtë takim u nxorrën vlerësime rreth ndikimit të projektit në nivel personal, profesional dhe organizativ. U diskutua për sfidat dhe vështirësitë gjatë implementimit të projektiti, si dhe u nxorrën disa rekomandime mbi projektin për RYCO-n, organizatat dhe stakeholder-at (media, prindërit, institucionet). Në fund të takimit, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe krijuan ide-projektet e tyre për bashkëpunime të ardhshme.

 

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month