Banner_bithday 2_Banner 3_Banner_Hand

Forumi Rajonal mbi Punësimin e të Rinjve, pjesë e Web4YES
Si të mbështesim punësimin e të rinjve në mënyrë të qëndrueshme? Cilat të dhëna janë të përshtatshme  për procesin e hartimit të politikave në fushën e punësimit dhe punësimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor? Si të rritet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile në këtë fushë? Këto dhe shumë pyetje të tjera u diskutuan në Forumin e parë Rajonal për Punësimin e të Rinjve të mbajtur në Shkup më 20 dhe 21 qershor 2018.

Forumi Rajonal u organizua nga Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë dhe Shkolla e Hapur e Beogradit, në kuadër të projektit rajonal "Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve - WeB4YES". Forumi u organizua me qëllim që të kontribuojë në trajtimin e sfidave të përbashkëta në fushën e punësimit të të rinjve dhe të forcojë bashkëpunimin e aktorëve të përshtatshëm. Forumi mblodhi më shumë se 70 përfaqësues të institucioneve publike, sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile që merren me çështje të punësimit dhe punësimit të të rinjve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës së parë të Forumit, u mbajtën dy diskutime në panel. Paneli i parë iu kushtua prezantimit të iniciativave, përvojave dhe shembujve të praktikave të mira në trajtimin e sfidave të papunësisë së të rinjve në nivel evropian, rajonal, kombëtar dhe lokal. Në kuadër të panelit të dytë, temat ishin hartimi i politikave për informim në fushën e punësimit të të rinjve dhe u diskutuan draftet e raportit rajonal mbi punësimin e të rinjve dhe raporti rajonal mbi masat aktive të tregut të punës të dedikuara për të rinjtë. Dita e dytë e Forumit iu kushtua seancave paralele ndërvepruese mbi masat e punësimit të të rinjve dhe masave aktive të tregut të punës, qëllimi i të cilit ishte të krijonte rekomandime në këtë fushë në nivel rajonal dhe kombëtar.

Në këtë forum Përtej Barrierave si partnere në projekt mundësoi pjesëmarrjen e 5 anëtarëve përfaqësues nga Forumi Kombëtar për Punësimin e të Rinjve mbajtur në Tiranë më 8 Qershor 2018. Përfaqësues të Bashkisë së Tiranës (partner i asociuar në projekt) dhe përfaqësues të rrjeteve rinore Kongresi Rinor Kombëtar dhe ANYN – Albanian National Youth Netëork ishin pjesë e këtij takimi. Njëkohësisht Bashkia Tiranë e përfaqësuar nga znj. Ina Bregaj- Specialiste në Drejtorinë e Koordinimit të Investimeve të Huaja dhe Integrimit Evropian ishte pjese e panelit mbi politikat active në tregun e punës në nivel lokal, ku ndau me të pranishmit shembullin e Bashkisë Tiranë, si një model pozitiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Forumi i Dytë Rajonal me tematikë Sipërmarrjen rinore dhe mjedisin mundësues do të mbahet në Shqipëri gjatë mujit Nëntor 2018, dhe do të sjellë sëbashku aktorët kyc të kësaj fushe nga i gjithë rajoni, si ato të politikave aktve dhe aktorë të shoqërisë civile.

Koordinatori i projektit është Shkolla e Hapur e Beogradit dhe partnerët në këtë projekt janë Shoqata për Prosperitet Demokratik - ZID (Mali i Zi), Lens (Kosovë), Shoqata Përtej Barrierave (Shqipëri), Instituti për Zhvillimin e Rinisë - KULT (Bosnjë dhe Hercegovinë) Këshilli i Maqedonisë dhe Qendra Ndërkombëtare Olof Palme (Suedi).

Projekti WEB4YES do të zgjasë nga dhjetori 2017 deri në dhjetor 2020 dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month