2_Banner AFJP8401 3_Banner_Hand

THIRRJE PËR TRAJNIM

Zhvillimi i Politikave Publike dhe Advokimit në Fushën e Punësimit të të Rinjve

 

Organizata Përtëj Barrierave në kuadër të projektit WEB4YES, fton organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e punësimit rinor, dhe duan të mësojnë më shumë mbi advokacinë dhe politikëbërjen në këtë fushë, të aplikojnë për të marrë pjesë e një trajnimi 2 ditor me titull „Zhvillimi i Politikave Publike dhe Advokimit në Fushën e Punësimit të të Rinjve“.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është të pajisë pjesëmrrësit  me njohuritë bazë dhe aftësi konkretet se si të bëjnë një plan strategjik dhe efektiv në advokimin e politikave publike dhe si të zhvillojnë një fushatë kombëtare të suksseshme në fushën e politikave të punësimit dhe sipërmarrjes së të rinjve.

Trajnimi është i bazuar në dy shtylla kryesore:

  1. Planifikimi strategjik në politikat publike të punësimit dhe sipërmarrjes së të rinjve në nivel kombëtar të harmonizuar me standardet Evropiane,
  2. Zhvillimi i strategjive efektive dhe mjeteve të komunikimit në advokim të politikave të punësimit të të rinjve

Çfarë do të mësoni konkretisht në këtë trajnim:

  • të njiheni me kuadrin e Politikave për punësimin e të rinjve, punësueshmërinë dhe sipërmarrjen
  • të jeni të motivuar dhe të aftë për të përdorur njohuritë e fituara në punën e mëtejshme të organizatës që përfaqësoni
  • të jenë në gjendje të identifikoni mundësitë dhe hapësirën ku organizatat e shoqërisë civile mund të përfshihen në procesin e zhvillimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të politikave të punësimit të të rinjve
  • të njiheni me dokumentet e shkurtra të politikave dhe rekomandimet në nivel rajonal (Policy Papers)
  • Mundësi rrjetëzimi mes organizatave pjesëmarrëse,
  • Mundësinë e të qënit pjesë e një databaze organizatatsh nga Ballkani Perëndimor

Cilat organizatat mund të aplikojnë:

  • Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e punësimit dhe sipërmarrjes së të rinjve,
  • Janë organizata grass-root, dhe me një maksimum buxheti 30 mijë euro në vitin e fundit.
  • Mund të ndjekin 2 ditë të plota të trajnimit në Durrës në datat 3-4 Prill 2019
  • Duhe patjetër të dërgojnë në trajnim 1 person të stafit të tyre DHE JO NJË VULLNETAR. 

Organizatat e interesuara mund të aplikojnë në këtë link deri në datën 31 Mars 2019:

THIRRJE PER TRAJNIM - WEB4YES

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month