Banner_bithday 2_Banner 3_Banner_Hand

Shoqata Përtej Barrierave mbajti më 8 Qershor 2018, forumin e parë kombëtar për punësimin e të rinjve, si pjesë e projektit Web4YES. Takimi mblodhi së bashku 20 aktorë nga institucionet qendrore dhe vendore, OShC- lokale që punojnë me punësimin e të rinjve, organizatat ndërkombëtare, rrjetet rinore dhe përfaqësuesit e qëndrave të karrierës të universiteteve private. Qëllimi i takimit ishte krijimi i një grupi  ekspertize që mund të konsultohet, të ndajë, të kontribuojë dhe të bashkëpunojë gjatë gjithë kohëzgjatjes  së projektit, si dhe të prezantojë forumin me draft raportet mbi Masat Aktive të Tregut të Punës dhe rritjen e Punësimit të të Rinjve.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e forumit u prezantuan me projektin "Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve", qëllimet, objektivat, qasjet,  aktivitetet e tij dhe rolin e rëndësishëm që do të luajë ky forum kombëtar për një zbatim dhe strukturë mbështetje më të mirë për çështjet që shqetësojnë  të gjithë pjesëmarrësit e ftuar.

Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Drejtorisë së Nxitjes së Punësimit, ndanë përvojën mbi Masat Aktive të tregut të punës që aktualisht po zbatohen në nivel lokal dhe sfidat për të arritur përfituesit përfundimtarë. Siç u theksua, shembulli i Bashkisë së Tiranës është pozitiv kur vjen puna për të rritur punësueshmërinë përmes masave aktive të punës, ndonëse është një sfidë e madhe kur ato targetojnë të rinjtë me aftësi të kufizuara ose ata nga zonat rurale. Po ashtu u tha se promovimi më i mirë dhe më i gjerë i këtyre masave dhe programeve disi mungon në nivelin e vendit, ndërsa në Tiranë është më e lehtë të afrohemi, pasi qyteti është shtëpia e një shumice të madhe të të rinjve.   

Përfaqësues të tjerë që morën pjesë në takim ishin Drejtoria Kryesore e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Dega RYCO e Tiranës, Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile, Sëiss contact, Ëorld Vision, Kongresi Rinor Kombëtar, Rrjeti Rinor Kombëtar Shqiptar, Shoqata Together for Live, Roma Active Albania, Erasmus Mundus Association dhe Qendra e Karrierës e Universitetit Europian të Tiranës. Të gjithë aktorët e përbërë nga administrata publike dhe lokale, sektori i OSHC-ve dhe universitetet, kanë një fokus të drejtpërdrejtë të çështjeve të punësimit me dhe për të rinjtë në të gjithë vendin.  

Ky forum do të mbidhet sërisht gjatë Muajit Shtator-Tetor për të diskutuar mbi problematikat, terrenin mundësues dhe mundësitë që has sipërmarrja. Gjithashtu në Nëntor Përtej Barrierave do të organozojë Forumin e dytë Rajonal i cili do të mbahet në Shqipëri dhe do të ketë në thelb pot ë njëjtat problematika të lidhura me sipërmarrjen. 

Projekti WËeb4YES synon të fuqizojë aktorët e shoqërisë civile për të dhënë një kontribut të konsiderueshëm në adresimin e shumë çështjeve të punësimit dhe sipërmarrjes, nëpërmjet aktiviteteve të tyre të advokimit dhe mbikëqyrjes në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal dhe kështu të përqendrohet më shumë në nevojat e qytetarëve të rinj në hartimin e politikave. 

Koordinatori i projektit është organizata Shkolla e Hapur e Beogradit (Belgrade Open School) dhe partnerët në këtë projekt janë: Shoqata Përtej Barrierave (Tiranë, Shqipëri), Shoqata për Prosperitet Demokratik - ZID (Podgorica, Mali i Zi), Instituti për Zhvillimin e Rinisë KULT (Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë) OJQ Lens (Prishtinë, Kosovë*), Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (Shkup, IRJ e Maqedonisë) dhe Olof Palme International Center (Stokholm, Suedi). Projekti WEB4YES do të zgjasë nga dhjetori 2017 deri në dhjetor 2020 dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month