2_Banner AFJP8401 3_Banner_Hand

Organizata Përtej Barrierave -Pikë Kontakti për Shqipërinë për programin Erasmus+ Youth in Action, fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri të marrin pjesë në njërin nga 2 trajnimet 2 ditore mbi ‘Shkrimin e projekteve në Programin Erasmus+ Youth in Action’.

Këto trajnime synojnë të rrisin kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile dhe të aftësojë stafin e tyre në mënyrat e aplikimit për fonde në programin Erasmus+YiA në kuadër të thirrjes për propozime të sapo publikuar nga Komisioni Europian, që ka afatin e aplikimit më 5 Shkurt 2020.  

Për këtë arsye kemi vendosur të zhvillojmë 2 trajnime të njëjta, në dy data të ndryshme, për t’ju dhënë mundësinë organizatave të zgjedhin datat më të përshtatshme. Gjeni detajet dhe kriteret për sejcilin trajnim, si më poshtë:

Trajnimi 1: 12-13 Nëntor 2019

Vendi dhe ora: 09:30 -16:00 Libraria Tirana Times, Rruga Andon Zako Çajupi, Tirana

Organizon: Përtej Barrierave 

 

Trajnimi 2: 19-20 Dhjetor 2019

Vendi dhe ora: 09:30 -16:00 Tirane (Vendi do tu konfirmohet me mail ne ditet ne vijim)

Organizon: Përtej Barrierave me mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike për Programet Europiane në Shqipëri

LUTEMI lexoni me kujdes FTESEN me kriteret e pjesemarrjes dhe regjistrohuni duke plotesuar FORMEN E REGJISTRIMIT!

Regjistrimi eshte i hapur deri ne date 11 Nëntor 2019 per Trajnimin 1 dhe deri ne daten 23 Nentor 2019 per Trajnimin 2.

 Ju faleminderit!

 

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month