2_Banner AFJP8401 3_Banner_Hand

TEMATIKA e trajnimit: TE DREJTAT E NJERIUT DHE ADVOKACIA

Organizata Open Mind Spectrum Albania (OMSA) dhe Organizata Pertej Barrierave, ne bashkepunim me organizaten Hollandeze Stichting Art.1 ne kuader te projektit rajonal Youth Artivist for Change (YAC) se bashku organizojne trainimin 4 ditor me temen TE DREJTAT E NJERIUT DHE ADVOKACIA ne datat 25 - 28 Nentor 2019, prane, QENDRA TEN Tirane, tek ish-kinema Dajti, Rruga Myslym Shyri. Qellimi i ketij projekti eshte promovimi i te drejtat e njeriut, barazise gjinore, te drejtat e personave LGBTI nepermjet artit.

Qellimi i trajnimit eshte qe te trajnoje te rinjte per të drejtat e njeriut, me fokus ne të drejtat e personave LGBTI dhe barazine gjinore, si dhe t’u jape atyre njohuri mbi advokacine dhe se si te mobilizohen dhe advokojne per te drejtat e tyre.

Ky modul trajnimi është i bazuar ne qasjen “learning by doing” dhe “learner centred approach” dhe do te implementatohet permes metodave te punes se edukimit jo formal, ku pjesemarresit do te jene te angazhuar ne cdo hap permes punes ne grupe, simulimeve, lojes me role, teatrit, diskutimeve te hapura dhe reflektimeve. Gjeni detajet ne thirrjen e meposhtme. 

Gjeni ketu THIRRJEN PER PJESEMARRES dhe aplikoni duke plotesuar kete link: FORMATI I APLIKIMIT- Trajnim Te Drejtat e Njeriut dhe Advokacia deri ne daten 18 Nentor 2019, ora 14:00.


Ky projekt zhvillohet ne bashkepunim me organizaten Stichtingart 1. ne Hollande.

Ky cikel trajnimesh mbeshtetet financiarisht nga Ministria e Jashtme e Hollandes.


 

Calendar

Newsletter

Photogallery

Volunteer of the Month