Projekti “Rritja e kapaciteteve për vullnetarizëm të qëndrueshëm” është një projekt që do të implementohet nga Shoqata Përtej Barrierave, financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një mjedisi mundësues përmes ngritjes së kapaciteteve të ofruesve të vullnetarizmit, promovimit të tij si një mjet për qytetari aktive dhe solidaritet, si dhe inkurajimi i aktorëve kyç për të bashkëpunuar në përmirësimin e kuadrit ligjor të vullnetarizmit në Shqipëri. Ky qëllim synohet të realizohet përmes 4 aktiviteteve: Cikli i Menaxhimit të Strukturuar të Vullnetarëve (CMV); Promovim i mjeteve dixhitale për rekrutimin dhe angazhimin e vullnetarëve; Fushata informative dhe promovuese; Konferenca kombëtare e vullnetarizmit 3.0. Në kuadër të këtij projekti, BBA ka nxjerrë thirrjen per Ekspert IT.Për më shumë informacion, ju lutem shkrakoni dokumentin e mëposhtëm.

Subjektet e interesuara duhet të dërgojnë çdo aplikim brenda datës 15 Gusht 2023, në adresën elektronike:

[email protected]

*Ju lutem konsideroni që vetëm kandidatët fitues do të kontaktohen.

Related Post

27/03/2024

Fifth training on green skills!

We jointly conducted the fifth training of the green

25/03/2024

Fourth training for green skills!

The joy of the first fruits of our educational

Translate »